![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/drenica.jpg)
Ky është drenicaku që udhëheq organizatën më të madhe studentore në Kosovë
Koalicioni UDS-USPE-OPS ka dalë fitues në zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Nga rezultatet preliminare ky koalicion renditet i pari me gjithsej 43% të votave nga mbi 13 mijë studentë që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, shkruan rajoni.org.
Kryetari i organizatës fituese Unioni Demokratik Studentor është Arbër Gecaj, student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM) i cili vjen nga qyteti Skenderajt.
Ai vjen nga fshati Llaushë i Skenderajt dhe aktualisht ndjek studimet master për Komunikacion Rrugor. Më herët ka qenë Kryetar i Këshillit të Studentëve në FIM dhe aktualisht është senator në Senatin e Universitetit të Prishtinës.
Si kryetar i organizatës më të madhe studentore në vend, këto zgjedhje është nominuar kandidat për kryetar të Parlamentit Studentor ku ka arritur të marr rreth 5600 vota gjithsej. Sukseset e tilla të të rinjve nga Drenica padyshim që na bëjnë krenar dhe të optimist për të ardhmen tonë.