Ky është ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në dialog
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, sot në orën 14:00, për të votuar draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, që ka të bëjë me parimet dhe udhëheqjen e pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun me Serbinë.
Kjo draf-rezolutë pritet të marrë mbështetjen edhe të PDK-së, pastaj që në këtë seancë të votohet edhe përbërja e ekipit negociator të Kosovës në dialog.
Pjesë e këtij ekipi është edhe PSD-ja, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues së bashku me Fatmir Limajn.
“Epoka e re” u sjell emrat e delegacionit të Kosovës në dialog, ku pritet të votohen në Kuvend.
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti bashkëkryesues;
Enver Hoxhaj, PDK
Avni Arifi, AAK
Behgjet Pcolli, AKR
Visar Ymeri, PSD
Dukagjin Gorani, PSD
(Këta dy emra të PSD-së mund të zevendësohen me përfaqësues të LDK-së dhe LV-së nëse bëhen pjesë e ekipit)
Mahir Yagcilar, Grupi 6+
Dardan Gashi,
Dhe një anëtar do të jetë nga shoqëria civile.