Ky është ekipi që përfaqëson Kosovën në Danimarkë

08 shkurt 2019 | 13:02

Përfaqësuesja e Kosovës në karate për grupmoshat: kadet, junior dhe U-21, do të marrë pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që prej nesër (e premte) deri të dielën mbahet në Aalborg të Danimarkës.

Gjithsej 25 garues në të tria kategoritë do të përfaqësojnë vendin tonë. Përzgjedhësi i Kosovës, Isak Curri, para nisjes ka deklaruar se drejt Danimarkës udhëtojnë për të fituar medalje.

Ekspedita e karatesë ka udhëtuar të martën drejt Danimarkës. Botërori është ngjarja kryesore e vitit për të tria këto grupmosha.

Lista e garuesve të ndarë në kategori

Kadetë

Alma Loki (kata)
Redona Gashi (-47 kg)
Anila Foniqi (-54 kg)
Ariana Gashi (+54 kg)
Rigon Baruti (-57 kg)
Omer Sahiti (-63 kg)
Riza Mahalla (-70 kg)
Melos Gashi (+70 kg)

Juniorë

Hatigje Zejnullahu (-53 kg)
Vesa Ibrahimi (-59 kg)
Vlera Qerimi (+59 kg)
Endrit Beka (-55 kg)
Argjend Bajrami (-51 kg)
Betim Maliqi (-68 kg)
Mirlind Rexhepi (-76 kg)
Endrit Shaqiri (+76 kg)

U-21

Vlerona Shala (kata)
Albulena Gërvalla (-55 kg)
Elona Kolgeci (-61 kg)
Donita Elshani (-68 kg)
Dren Hajdari (-60 kg)
Shpresim Shabani (-67 kg)
Benjamin Shabani (-75 kg)
Din Havolli (-84 kg)
Albrim Samohodaj (+84 kg)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të…