Ky është ekipi qeverisës i kryetarit të Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një konferencë për medie ka prezantuar partnerët e koalicionit qeverisës dhe kabinetin e tij, me të cilin do të qeverisë Ferizajn në katër vitet e ardhshme.
Me këtë rast, Aliu ka thënë se kabineti qeverisës i tij përbëhet edhe nga përfaqësues të subjekteve tjera me të cilët është pajtuar që të zbatohet programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Në ekipin qeverisës përveç drejtorëve nga radhët e PDK-së janë përfshirë edhe përfaqësues nga AAK-ja, AKR-ja dhe Nisma për Kosovën.
Këta janë drejtorët e kabinetit të ri të kryetarit Aliu:
Naim Ferati, nënkryetar i Komunës së Ferizajt,
Faruk Hyseni, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme,
Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoresh e Financave,
Lulzim Aliu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit,
Arbër Bytyçi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës,
Besnik Berisha, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
Zekir Bytyçi, drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit,
Bashkim Hyseni, drejtor i Drejtorisë së Arsimit,
Xhemile Murati-Shabani, drejtoresh e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit,
Sabri Murseli, drejtor i Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë,
Burim Bajrami, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë,
Arben Halili, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë,
Selim Marevci, përgjegjës i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Ferizajt.