Ky është emri i Princit të sapolindur
27 prill 2018
| 12:44
Princi i ri i Britanisë së Madhe, i cili ka ardhur në jetë mesditën e të hënës është pagëzuar me emrin Louis Arthur Charles.
Ky lajm është bërë me dije nga Pallati mbretëror.
“Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë të gëzuar të njoftojnë se ata e kanë bekuar djalin e tyre me emrin Louis Arthur Charles. Fëmija do të njihet si Princi mbretëror Luis i Kembrixhit”, është thënë në deklaratën e Pallatit mbretëror.