Ky është flamuri shqiptar që shkoi në Hënë (Foto)
04 dhjetor 2018
| 17:28
Në vitin 1971, në Hënë ishte nisur “Apollo 15” dhe në bordin e saj ishin vendosur 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar, në mesin e tyre edhe ai shqiptar.
Tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari. Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra.
Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh.
Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certifikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e sigurta të koleksionistëve.