Ky është fletëqortimi zyrtar për pronarët e veturave me targa ilegale (foto)

31 tetor 2022 | 16:57

Nga nesër (e martë) do të nisë të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që pronarët e veturave me targa ilegale të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

“Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR, KM, PZ, GL, UR, PE, DA apo ĐA në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, është thënë në njoftim e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se si duket dokumenti i masës së qortimit, e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.

“Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.

“Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar policia.

Kujtojmë, se ky është vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në ato RKS i cili është paraparë të zbatohet shkallë-shkallë për gjashtë muaj.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.11.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…