Ky është futbollisti i parë i kombëtares së Ukrainës që i bashkohet luftës: Do t’i shkatërrojmë rusët!

03 mars 2022 | 10:23

Viktor Kornienko, mbrojtësi i majtë i Shakhtar Donetsk dhe i kombëtares së Ukrainës, iu bashkua ushtrisë ukrainase.

Kornienko do të mbrojë atdheun nga pushtimi rus.

“Unë jam në Ukrainë dhe po ndihmoj forcat e armatosura. Ne do t’i shkatërrojmë ata rusë të ndyrë! Lavdi Ukrainës”, tha futbollisti 23-vjeçar përmes rrjeteve sociale.

Ai u bë anëtari i parë aktiv i kombëtares së Ukrainës që mori armët për të mbrojtur vendin.

Kornienko mund të kishte lënë Ukrainën me pjesën tjetër të ekipit të Shakhtarit dhe të shkonte në Poloni i sigurt, por ai vendosi të qëndronte dhe të luftonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona…