Ky është futbollisti që Kloppin do ta donte në skuadër

08 tetor 2021 | 11:08

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp,  ka përmendur Steven Gerrard si lojtarin që do të donte ta menaxhonte gjatë karrierës së tij.

Gerrard u largua nga Liverpooli më 2015, pas 17 sezoneve në klub, ndërsa Klopp mbërriti në Anfield disa muaj më vonë.

Klopp dhe Gerrard punuan së bashku kur ish-mesfushori u kthye në klub si menaxher i të rinjve nën 18 vjeç, para se të merrte postin e tij në Rangers.

Klopp thotë se do të ishte një ëndërr që Gerrard të luante në mesfushën e tij, shkruan Independent.

“Stevie dhe unë së bashku në role, ai si njeriu në fushë dhe unë si trajner do të ishte mirë. Pra është Stevie”, tha gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se…