Ky është futbollisti që urrehet më së shumti nga Ibra
07 maj 2020
| 16:23
Majkëll Cani ka “tradhtuar” ish-shokun e skuadrës së tij te La Galaksi, Zlatan Ibrahimoviç, teksa ka zbuluar emrin e futbollistit që urren më së shumti suedezi.
“Nëse je i afërt me Cavanin, kjo gjë nuk i pëlqen Ibrës. Pra ose je me Ibrën ose kundër tij”, ka thënë 36-vjeçari.
Ibra dhe Cavani ishin së bashku pjesë e PSG-së nga viti 2013 deri në vitin 2016. Të dy janë nga ata sulmues me “ego” të madhe, prandaj dhe të 2 synonin të fitonin vendin e parë si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Ibra ishte i pari që mori kreun me 156 gola. Por pasi u largua ai, uruguajani Cavani e theu rekordin dhe kështu mban kreun si më i miri në historinë e golashënuesve të PSG-së.