Ky është hajni që u kap sërish nga Policia për vjedhjet në ‘Super Viva’ në Prishtinë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Së fundmi në Prishtinë, në prangat e Policisë ka rënë një i ri, i cili dyshohet për plot raste të vjedhjes.
I dyshuari është emër i njohur për organet e rendit dhe është denoncuar për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur këtë muaj te Super Viva në rrugën “Muharrem Fejza”.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar nga Policia në Prishtinë është Moisi Rama, i cili ishte herën e fundit është prangosur në muajin dhjetor.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 27-vjeçari dyshohet se ka vjedhur pije alkoolike në Super Viva dhe kishte arritur që të ikë.
Pasi marketi e ka zbuluar, rastet i ka denoncuar në Polici dhe si rezultat janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Pas arrestimit nga Policia, 27-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.