Ky është i arrestuari që gjuajti 8 herë me armë zjarri në drejtim të 28-vjeçarit në Prishtinë
Mbrëmjen e 18 dhjetorit në rrugën “Destan Bajraktari” pati të shtëna me armë zjarri, ku nga një veturë në lëvizje dikush gjuajti tetë hërë në drejtim të një 28-vjeçari.
Ndonëse i dyshuari kishte cak të riun, atë s’arriti ta qëllojë dhe iku nga vendi i ngjarjes. Por pas një jave në arrati, i njëjti është dorëzuar në Polici dhe tashmë Sinjali ka mësuar identitetin e tij.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ilirian Sekiraqën, 25-vjeçar – ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.
Me rastin e paraqitjes në stacion policor, Sekiraqa ka dorëzuar disa mbetje të armës që e kishte përdorur në rast, e të cilën dyshohet se e kishte djegur më pas, duke tentuar ta fsheh si provë.
I njëjti është intervistuar para hetuesve policorë gjatë ditës së sotme dhe më pas ndaj tij Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim, për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.