Ky është i burgosuri që u arratis sot nga SHSKUK’ja, u arrestua para gati një muaji me nënën e vëllain për fajde
Një i burgosur është arratisur nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, herët në mëngjes. Sipas burimeve të Express, i arratisuri është Lorik Xhemshiti. I njëjti ishte arrestuar më 19 korrik të këtij viti në një aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër fajdeve. Bashkë me të ishin arrestuar edhe nëna e vëllai i tij.
“Te pandehurit, më parë e në vazhdimësi deri më datën 11.7.2024 pa ndërprerë edhe tani, në Prishtinë, në bashkëkryerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B. L., kontraktojnë një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër e cila rezulton me humbje financiare mbi 100,000.00€”- thuhej në dosjen e Prokurorisë, të cilën e kishin publikuar mediat. Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar dy zyrtarë korrektues. “Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar.