Ky është i dyshuari që e planifikoi shpërthmin, ku humbi jetën polici në Zhur
29 janar 2020
| 10:19
Është mësuar identiteti i të dyshuarit për rastin e rendë që ndodhi në Zhur ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij humbi jetën polici, Sami Thaçi.
TV Prizreni raporton se i dyshuari quhet Iran Badalli.
Badalli është arrrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.
Në shtëpinë e tij policia kishte shkuar për bastisje pas një thirrjeje për dhunë në familje dhe narkotikë, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën një polici dhe plagosi dy të tjerë, gjithashtu i plagosur mbeti edhe fëmija i të dyshuarit.