Ky është i dyshuari që e sulmoi prokurorin Ramiz Buzhala

21 shkurt 2025 | 07:47

Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, të enjten ishte cak i një sulmi fizik brenda këtij institucioni. Buzhala dhe bashkëpunëtori i tij u kanosën seriozisht, ndërsa policia arriti të intervenojë dhe i dyshuari tashmë ndodhet në ndalim, raporton Sinjali.

I dyshuari për sulmin ndaj prokurorit Buzhala ishte ftuar të merrej në pyetje, por që ky proces nuk shkoi siç duhet, pasi ai eskaloi dhe e futi veten në telashe.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet për këtë rast është Muhamet Bajramaj, rreth 71-vjeçar.

Si rezultat i ndërhyrjes së policisë, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku u intervistua dhe më pas u dërgua në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rastin e ka dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) duke theksuar se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme.

“KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se po…