Ky është i dyshuari që gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë së familjes Hysenaj në Pejë
Ditë më parë është raportuar për incidentin që ndodhi më 30 mars në fshatin Katund i Ri në Pejë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie. I dyshuari që gjuajti me armë arriti të shpëtojë nga prangat, por nuk e ka shijuar lirinë gjatë, pasi policia ka arritur ta kap.
I riu që ka përfunduar në ndalim policor është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Nezir Kuçi, rreth 23-vjeçar.
Kuçi po dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të shtëpisë së familjes Hysenaj dhe motivi lidhet me disa mosmarrëveshje për shkak të borxheve.
Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur.
Arrestimin e të dyshuarit e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.
“Në lidhje me rastin me 01.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është konfiskuar një armë zjarri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë.