Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
05 nëntor 2021
| 15:53
Rrahim Hashimi është i ftuar përsëri nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin e ka bërë me dije vet Hashimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hashimit, pa ndërhyrje:
Të nderuar familjar, miq e bashkëluftuar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit të Martën me 09.11.2021
Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019
Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por ftesës dot ju përgjigjem pozitivisht.
Me respekt Rrahim Hashimi.