Ky është i ftuari i radhës nga Specialja
20 shtator 2019
| 11:34
Ish-ushtari UÇK-së nga Sharri, Petrit Bojaxhiu, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Bojaxhiu, i cili është edhe kapiten në FSK, ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë për “Prizrenpress”.
Ai, është ftuar që të paraqitet në gjykatë më 25 shtator.
Ndërkaq, Organizata e Veteranëve të Luftës, Dega në Sharr, ka reaguar ndaj ftesës së Speciales për Bojaxhiun.