Ky është i riu kosovar që vdiq tragjikisht në një aksident me Ferrari në Itali – Komuna e Junikut publikon foton
01 prill 2024
| 18:32
Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Vetura u copëtua, duke u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Komuna e Junikut ka bërë një postim për vdekjen e kosovarit.
Komuna e Junikut informon se viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.
Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.
Postimi i plotë i komunës: