Ky është i riu nga Dobroshi i Gjakovës që vdiq aksidentalisht në Zvicër

25 prill 2025 | 22:00

Shqiptari nga Kosova, Fluturim Ramiz Rexha, i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave zvicerane dhe familjarëve të tij, thuhet se, rreth orës 08:20 të së mërkurës, në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, jeta e 28-vjeçarit F. R. nga fshati Dobrosh i Gjakovës u ndërpre tragjikisht.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi kur një strukturë metalike që po transportohej me vinç u shkëput dhe goditi për vdekje punëtorin. Edhe pse ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën menjëherë, mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

Lajmin për vdekjen e të riut e konfirmuan edhe familjarët ku kanë bë të ditur se i ndjeri është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Dobrosh të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
El Paso, Teksas është rikthyer si pika më e nxehtë…