Ky është i riu që arriti të mposhtë katër sëmundje
Një 24-vjeçar ka arritur të mposhtë kancerin e trurit, sepsën, meningjitin dhe Covidin brenda një viti. Nathan Cummings thotë se është mirënjohës që jeton pasi u diagnostikua me tumor në tru, për të cilin mjekët në fillim besonin se kishin të bënin me një infeksion në vesh. Pasi ekzaminimeve, u zbulua se kishte një tumor malinj në madhësinë e një topi ping pongu.
Familja e tij u përgatit për më të keqen pasi mjekët e paralajmëroi se ndoshta nuk do t’ja dilte pasi tumori ishte rritur jashtëzakonisht shumë. Por fatmirësisht, ai i mbijetoi operacionit tetë orësh dhe mjekët e quajtën mrekulli faktin se ai ishte në gjendje të ecte brenda dy ditësh. Shërimi i tij ishte jetëshkurtër, pasi gati vdiq nga meningjiti në ditëlindjen e tij të 24-të.
Ai gjithashtu vuajti nga sepsa dy herë një muaj më vonë, ndërsa më pas u infektua me koronavirus. “Ka qenë një vit i vërtetë ferri, duke luftuar kancerin, kimioterapinë, meningjitin, sepsën dhe kataraktin. “Çuditërisht Covid ishte e vetmja gjë që munda pa shumë mundim.”, thotë ai.