Ky është i riu që u vra në Shkodër mbrëmjen e sotme
Është publikuar foto e Valter Fierzës, 33-vjeçari i cili u vra me armë zjarri në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:48 në vendin e quajtur “Hot i ri”, në qytetin e Shkodrës, ku 32-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Fierza është gjetur i pajetë nga familjarët pranë makinës së tij.
Dyshohet se krimi ka ndodhur si shkak i një konflikti të çastit në një nga lokalet e fshatit, por detajet nuk dihen ende. Viktima mësohet të ketë qenë bashkë me vëllain e tij në momentin e atentatit. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.