Ky është i riu që vdiq në Skenderaj
30 prill 2023
| 23:39
Sot është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Skenderaj, ku një 28-vjecar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.
Bëhet me dije se viktima është Azem Shaqiri, anëtari i tifogrupit të Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar rastin, raporton Indeksonline.
“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”.
Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.