Ky është instruktori i arrestuar në Pejë
27 qershor 2024
| 22:39
Një instruktor është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer. Insajderi ka mësuar se i arrestuari është Bujar Gashi.
Policia pak më parë ka njoftuar për arrestimin e tij.
“Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), instruktor në një auto-shkollë në Pejë. I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer”, thuhet në njoftim.