Ky është kadeti i Policisë që humbi jetën në aksidentin në Klinë

21 nëntor 2022 | 10:16

Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke humbur jetën tragjikisht.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Flordian Shabaj nga fshati Nabërgjan i Klinës.

I riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka shënuar fitore shumë të vlefshme dhe në një…