Ky është kandidati i Nismës për Malishevë

16 gusht 2021 | 10:27

Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se kandidat i saj për kryetar të komunës së Malishevës është Ekrem Kastrati.

Burime brenda kësaj partie bëjnë me dije se Kastrati ka marrë mbështetjen e degës së kësaj partie që të jetë kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ekrem Kastrati rrjedh nga një familje patriotike dhe bujare nga fshati Turjakë.

Kastrati është një ndër celulat e para të UÇK-së në komunën e Malishevës.

Ai ka qenë i burgosur politik dhe i dënuar me 10 vjet burgim. Ka kaluar nëpër shumë burgje të Kosovës e të Serbisë, ndër to edhe në masakrën e burgut të Dubravës.

Ekrem Kastrati me profesion është jurist, ndërsa pas luftës ka kryer shumë detyra menaxheriale, duke filluar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, në QKUK, pastaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe kryeinspektor i Inspektoratit të Punës.

Ekrem Kastrati ka kundërkandidatë për komunën e Malishevës Isni Kilajn e PDK-së dhe Alban Krasniqin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e nxehta të gushtit kanë dyndur drejt bregdetit mijëra…