Ky është kapiteni i FSK-së që shpallet më i miri në Universitetin Ushtarak në SHBA
Oficeri i FSK-së, kapiteni Fatmir Lami, pjesëtar i Batalionit të Logjistikës në BMO-së, ka marrë pjesë, nga data 28 shkurt 2018 e deri më 14 shtator 2018, në Kursin e Karrierës për Kapiten për Logjistikë, (LOGC3) 18-004, në Universitetin Ushtarak të Logjistikës (Army Logistics University) në Fort Lee, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kurs kanë marrë pjesë oficerë të ushtrive nga Kosova, Japonia, Egjipti, Brazili, Greqia, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Estonia dhe Letonia.
Në mesin e përfaqësuesve të këtyre vendeve, kapiteni i FSK-së, Fatmir Lami shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në mesin e 13 oficerëve pjesëmarrës nga këto shtete të botës, ndërsa në nivel të përgjithshëm prej 119 pjesëmarrësve, Fatmiri zuri vendin e shtatë.
/Epoka e re/