Ky është kryetari më i ri në moshë

15 nëntor 2021 | 13:54

Kadri Rahimaj nga radhët e Vetëvendosjes është kryetari më i ri për nga mosha, i cili është zgjedhur nga qytetarët.

Ai e ka fituar garën në Komunën e Kamenicës përball Qëndron Kastratit nga Partia Socialdemokrate.

Rahimaj ka lindur në gusht të vitit 1991, në fshatin Kopërnicë të Kamenicës. Kadri Rahimaj është 30-vjeçar.

Rahimaj aktivitetin politik në Lëvizjen Vetëvendosje e ka filluar në pikën e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Kopernicë, duke qenë për tetë vjet kryetar.

Si student ka qenë pjesë aktive e organizatës studentore Studim Kritik dhe Veprim duke tentuar gjithmonë rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, ndërsa më vonë ka qenë edhe udhëheqës i shkollës politike në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë.

May be an image of one or more people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rezultatit të…