Ky është kundërshtari i Dritës në Ligën e Evropës

31 gusht 2020 | 14:17

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani do të përballet me ekipin e Maqedonisë së Veriut, Sileksin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Sileksi do të jetë vendas në këtë ndeshje që do të zhvillohet më 17 shtator. Drita më herët ka marrë pjesë në turneun preliminar të Ligës së Kampionëve, por është eliminuar para ndeshjes finale për shkak të rasteve të futbollistëve me Covid-19. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita garat i ka vazhduar në Ligën e Evropës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Albion Ademi po shkëlqen në ligën e Finlandës.…