Ky është kundërshtari i Prishtinës në Ligën e Evropës
11 qershor 2019
| 13:35
Pas Feronikelit, kundërshtarin për garat ndërkombëtare e ka mësuar edhe skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina.
Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s. Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit, kurse ndeshja e dytë më 4 korrik.
Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europa po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1-1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5-0. FC Prishtinën në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës e ka përfaqësuar menaxherja për marketing, Shkenca Goçi.