Ky është kundërshtari i Prishtinës në Evropa Ligë
Është hedhur shorti i raundit paraeliminator i UEFA Evropa Ligës dhe Prishtina do të ndeshet me skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa.
Skuadra FC Europa e ka mbyllur kampionatin si e 4-ta me 12 pikë më pak se kampionët rekorder të këtij vendi, Lincoln.
Nga viti 2014 ka arritur që nga 5 edicione të kaloj një raund në vitin 2016 duke e eliminuar skuadrën armene Pyunik, por pastaj u mposhtë minimalisht nga suedezet e AIK në dy ndeshje me rezultat të njëjtë 1:0.
“Skuadra që vlerësohet si amatore nga transfermarkt ka shumicën e futbollistëve spanjoll, por më të njohurit ka dy ganezë që kanë prekur pak futbollin edhe në Belgjikë e Holandë. Po ashtu edhe trajneri nuk është i njohur dhe që bëhet fjalë për një spanjoll që më parë ka qenë drejtor i klubit”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.