Ky është lokali në Pejë ku u hodh koktej molotovi, këta janë katër të të arrestuarit
24 prill 2024
| 10:42
Të mëkurën vonë ka ndodhur një rast që ka shqetësuar banorët e lagjes “Fidanishte”, në Pejë. Dy persona kanë thyer fillimisht xhamin e lokalit të viktimës mashkull kosovar, e më pas kanë tentuar t’i vinin zjarrin duke hedhur shishe molotovi.
Të dyshuarave i është ofruar trajtim mjekësor, ku gjatë trajtimitt kishin shfaqur sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor.
Bekë Murtezi dhe Dior Berisha janë arrestuar si të dyshuar për thyerjen e xhamit të lokalit dhe më pas tentativën për djegie të tij.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë si organizatorë të rastit, Melos Emrën dhe Ledion Agushollin.