Ky është mesazhi i Bekim Jasharit pas dorëzimit të detyrës së kryetarit

30 nëntor 2021 | 16:00

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur krenar që me dinjitet dhe përkushtim për katër vite iu ka shërbyer qytetarëve të kësaj komune.

Pas dorëzimit të detyrës së kryetarit, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në mandatin e tij ka arritur ta instaloj një qeverisje të mirë dhe transparente, e cila në qendër kishte qytetarin dhe mirëqenien e tij.

“Mandatin tim si kryetar e dorëzove bashkë me raportin e punës për projektet që kemi realizuar dhe ato në realizim e sipër, buxhetin për vitin 2022 dhe 17 marrëveshje bashkëpunimi me donatorë dhe institucione të ndryshme për realizimin e projekteve në komunën tonë, duke përfshirë grante në bujqësi, grante në rini, projekte të energjisë efiçiente etj.
Komunën e Skenderajt po e la pa borxhe, me shumë projekte në realizim e sipër, projekte të planifikuara e të buxhetuara dhe me një kulturë të lartë qeverisëse”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin…