Ky është mesazhi i kryeministrit të Maqedonisë për festën e Kurban Bajramit

21 gusht 2018 | 14:33

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,  ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar ditë festive, të hareshme dhe  të begatshme.

“Festa e Kurban Bajramit porosit që ta përkëdhelim të mirën ndaj tjetrit, të mirën e dallimeve. Kjo është porosi motivuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që së bashku të vazhdojmë ta fuqizojmë shoqërinë tonë si një shoqëri për të gjithë, si një rrugë e vetme drejt shtëpisë së përbashkët, në të cilën çdo qytetar ka kushte jetësore të njëjta, lumturi dhe realizim të qëllimeve personale”, është thënë në telegram urimin e Zaevit, transmeton “Portalb.mk”.

Zaevi ka uruar që kjo festë çdo besimtari t’i sjellë “paqe, solidaritet dhe bereqet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tregun e Kosovës në gjashtë muajt e parë të…