Ky është mesazhi i Limajt për fundvit dhe për vitin e ardhshëm

31 dhjetor 2024 | 14:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kryesinë dhe kandidatët e kësaj partie për deputetë, ka thënë se janë duke e mbyllur vitin 2024 me dëshirën dhe vullnetin e palëkundur për të vazhduar angazhimin #veçVepra për Kosovën fituese.

Limaj ka theksuar se “ky vit ka qenë plot sfida të rënda për vendin, por me përkushtimin dhe angazhimin e gjithsecilit nga ne, synojmë që në vitin që vjen të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë të qëndrueshme, të drejtë dhe euroatlantike”.

“Bashkë me kryesinë dhe kandidatët për deputet, sot po mbyllim vitin 2024 me një dëshirë të madhe dhe vullnet të palëkundur për të vazhduar angazhimin #veçVEPRA për Kosovën fituese.  Ky vit ka qenë plot sfida të rënda për vendin, por me përkushtimin dhe angazhimin e gjithsecilit nga ne, synojmë që në vitin që vjen të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë të qëndrueshme, të drejtë dhe euroatlantike. Në këtë fundvit, angazhimi ynë për zhvillimin e vendit mbetet i pandryshuar, ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve të jetesës, pavarësimin energjetik, rritjen e mundësive për punësim, forcimin e shtetit ligjor, dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë vit të ri, me besim dhe optimizëm, vazhdojmë angazhimin tonë të palodhur për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e paralajmëroi të martën Kosovën se do…