Ky është mesazhi i Lulzim Nikës për zgjedhjet e 9 shkurtit

07 shkurt 2025 | 12:42

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 96, Lulzim Nika, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që ia kanë dhënë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se nëse do ta merr besimin e qytetarëve për deputet, do të punoj me nder dhe përkushtim për Kosovën.

“Jam mirënjohës për të gjithë ata që më kanë uruar dhe mbështetur në këtë rrugëtim. E di që sfidat janë të mëdha, por me vullnet, përkushtim dhe besim, do të sjellim ndryshime të vërteta. Ky angazhim nuk është një garë e shkurtër, por një maratonë për të ardhmen e Kosovës. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë!”, ka shkruar Nika në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, kolegë dhe familjarë,

Me besim te Zoti, te familja dhe në atdheun tonë të shenjtë – Kosovën, unë kam pranuar me përgjegjësi dhe nder emërimin si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky nuk është thjesht një hap për mua, por një mision për të përfaqësuar me dinjitet popullin e Kosovës, veçanërisht rininë që shpreson dhe beson në një të ardhme më të ndritur.

Unë, Lulzim Nika, angazhohem të punoj me nder dhe përkushtim për vendin tim. Zemra ime rreh për Kosovën dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje – familjet e dëshmorëve, të rinjtë që kërkojnë mundësi, dhe çdo qytetar që meriton një jetë dinjitoze në atdheun e tij.

Jam mirënjohës për të gjithë ata që më kanë uruar dhe mbështetur në këtë rrugëtim. E di që sfidat janë të mëdha, por me vullnet, përkushtim dhe besim, do të sjellim ndryshime të vërteta.

Ky angazhim nuk është një garë e shkurtër, por një maratonë për të ardhmen e Kosovës. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë!

Me besim dhe përkushtim,

Lulzim Nika

#PDK131 #BedriHamzaKryeministër01

Lulzim Nika 96 ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…