Ky është mesazhi i pilotit të parë të ushtrisë së Kosovës (Foto)

14 dhjetor 2018 | 13:11

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës është deklaruar për herë të parë përmes llogarisë së vet në “Facebook” për të ndarë dedikimin e tij si urim për vendimin e fundit ku u bë transformimi i FSK-së me mandat të ri ushtarak.

“Pas një rrugëtimi të gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollën e Aviacionit Tokësor për Helikopter në Republikën e Turqisë”, ka shkruar ai.

Fotografia e Afrim Zabeli

Piloti Afrim Zabeli ka falënderuar institucionet e Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë atij. “Falënderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem piloti i parë i ushtrisë më të re në botë dhe t’i shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e mëtejshëm”, ka shkruar Zabeli.

Fotografia e Afrim Zabeli

Postimi i plotë i tij:

Ndjenjë e pa përshkueshme!

Pas një rrugëtimi të gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollën e Aviacionit Tokësor për Helikopter në Republikën e Turqisë.
Ndihem krenar dhe shumë i emocionuar që për tokën e Kosovës dhanë jetën shumë dëshmorë sikurse edhe babai dhe vëllai im që ne ta gëzojmë lirinë e Kosovës.
Së pari falënderoj familjen që nuk ka kursyer asgjë për përkrahjen time në arritjen e qëllimeve të mia, njëkohësisht falënderoj edhe gjithë rrethin dhe shoqërinë. Falënderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem piloti i parë i ushtrisë më të re në botë dhe t’i shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e mëtejshëm.
Ngjarje te papërsëritshme.
URIME KOSOVË!

Fotografia e Afrim Zabeli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovë përmes një deklarate për medie,…