Ky është mesazhi i Mustafës pas ratifikimit të demarkacionit
21 mars 2018
| 19:54
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i hap rrugën shumë proceseve për Kosovën.
Në profilin e vet në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se partia e tij me votimin pro kësaj marrëveshje ka dëshmuar se është parti që mbron interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar Mustafa.