Ky është mësuesi i Besnik Tahirit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me shokët e shoqet e tij të klasës së parë, kthyen akrepat për ta kujtuar kohën prej filloristësh.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mësuesi i tyre është kthyer në Ikonë të edukimit dhe mbeti mësuesi më i respektuar në Llap, dhe jo vetëm.
“Sonte, në ORA së bashku me shokë e shoqe të klasës së parë, kthyem akrepat për ta kujtuar kohën prej filloristësh. Numratorja ka nisur tek rreshti i katërt i viteve. Mësuesin Muhamet Fusha po njëjtë e shikonim, pavarësisht se ne ishim zgjatur nga shtati. Ai tashmë është kthyer në Ikonë të edukimit dhe mbeti mësuesi më i respektuar në Llap, dhe jo vetëm”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/731671610/posts/10155711303241611/