Ky është momenti më i mirë i Challandesit si trajner i Kosovës

02 janar 2020 | 21:33

Trajneri Bernard Challandes në intervistë për numrin festiv të gazetës “Epoka e re”, ka folur për kohën sa është trajner i Kosovës.

Ai ka thënë se momenti më i mirë është komplet koha sa është trajner i “dardanëve”.

“I kam pasur disa çaste të mira. Për mua janë dy situata, nganjëherë për mua është edhe vetëm një aksion, për shembull goli i parë i Zenelit kundër Azerbajxhanit, i cili ishte gol tipik i tij dhe shumë i rëndësishme si finale për të fituar. Na dha mundësi për të qenë këtu ku jemi. Pas atij goli kemi shënuar edhe tre gola të tjerë, por ajo lojë ishte e para më shumë emocion. Po ashtu, kemi luajtur edhe kundër Maltës dhe Ishujve Faroe, por me Azerbajxhanin këtu ishte finale dhe një moment madhështor dhe shumë i rëndësishëm, sepse tani jemi këtu falë asaj fitore. Ndeshja kundër Çekisë ishte, po ashtu, shumë e vështirë dhe goli i Vojvodës ishte në një moment kur Çekia bënte presion, por për mua nuk është vetëm momenti, është më shumë zhvillmi i skuadrës, mënyra e punës, prandaj mund të them se momenti im i mirë është i gjatë falë këtij ekipi”, ka thënë Challandes.

/Veton ZYMBERI/  

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Arbër Prekazi e ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e…