Ky është moti për ditën e sotme
28 janar 2018
| 10:24
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas Institutit, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull. Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, duke shtuar se do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.