
Ky është moti për këtë fundjavë
16 mars 2019
| 10:15
Në Kosovë gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë celsius”, është bërë me dije në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e veriut dhe jugperëndimit, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 6m/s.