Ky është moti për këtë vikend

09 mars 2019 | 11:23

Në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.

Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OoKryeparlamentari Kadri Veseli, ka refuzuar të flasë rreth takimit me…