Ky është moti për sot
28 shkurt 2019
| 10:19
Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë celsius”.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, por duke i ruajtuar vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”, ëdhtë bërë me dije në njoftimin e IHMK-së.