Ky është moti për sot
28 mars 2019
| 08:20
Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fushat termike nuk parashihet të ketë ngritje të temperaturave.
“Në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë celsius”, ka njoftuar IHMK.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.