Ky është moti për sot

04 prill 2019 | 09:22

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

“Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit…