
Ky është moti për sot
20 prill 2019
| 08:57
Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.
Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit.