
Ky është moti për sot
08 qershor 2019
| 09:03
Në Kosovë, sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik këto vranësira në pjesën e dytë të ditës do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.
“Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.