
Ky është moti për sot
21 shtator 2019
| 08:46
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.