Ky është moti për sot

13 tetor 2019 | 09:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultate të pritura janë shënuar të shtunën kur janë luajtur…